Vlorë, makina me 3 vajza përplaset me bordurën e rrugës, njëra humb jetën

Vlorë- Një vajzë humbi jetën dhe 2 të tjera janë plagosur por fatmirësisht janë jashtë rrezikut të vdekjes.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në aksin nacional Vlorë-Levan. Sipas burimeve nga policia e Vlorës, vajzat që udhëtonin me një makinë "Lancia" me targa AA826EO janë aksidentuar duke u përplasur me bordunën anësore të rrugës, afër fshatit Panaja.Të rejat po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre 12 km larg qytetit të Vlorës. Kjo përplasje ka qenë fatale për Alma Lamaj 31 vjeç ndërsa të plagosura kanë mbetur Alma Lamaj, Egla Lamaj 20 vjeç.Të treja vajzat janë banuese të fshatit Tre Vëllazer të Vlorës. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë t'i ketë marrë jetë së resë duke lënë të plagosura dy vajza të tjera.