Korçë, akuzohet për korrupsion pasiv, në gjyq Inspektori Tatimor

Prokuroria e Korëës ka kërkuar kërsesën për gjykim ndaj të pandehurit Qamil Korça i cili akuzohet për korrupsion pasiv.Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Korçës thotë se i pandehuri Qamil Korça, me detyrën e inspektorit të terrenit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, ka marrë në mënyrë të parregullt 100 litra karburant me tallon nga përfaqësuesi i një kompanie për moskryerjen e një veprimi që kishte të bënte me detyrën e tij.Njfotimi i ProkurorisëI pandehuri Qamil Korça, me detyrën e inspektorit të terrenit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror të ngarkuar me mbledhjen e taksave  e tatimeve dhe sigurimin e zbatimit të legjislacionit tatimor, ka kërkuar, pranuar dhe marrë padrejtësisht përfitimin e parregullt prej 100 litra karburant me tallona, nga përfaqësuesi i kompanisë “Skënderi G” Sh.P.K., shtetasi J. Selimaj, për moskryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij gjatë kotrollit të ushtruar në pikën e karburantit të këtij subjekti në qytetin e Bilishtit me 21.02.2014.