VIDEOLAJM/ Familja ruse i shpëton mrekullisht aksidentit me makinë
Një familje ruse i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti me makinë, që ndodhi në një kryqëzim të qytetit Orekhovo-Zuyevo.Dy fëmijët binjakë 4 vjeçarë Nikita and Sasha si dhe babai i tyre pas përplasjes kanë fluturuar disa metra larg nga makina që drejtohej nga e ëma e tyre Yulia Krapova, 36 vjeçe.Shkak i këtij aksidenti ishte pakujdesisë dhe shpejtësisë e mjetit më të cilin ata udhëtonin që u përplas me një mjet tjetër që vinte përballë.Menjëherë pasi ranë në tokë, binjakët janë ngritur në këmbë dhe janë afruar afrohen tek makina e tyre.Aksidenti i rëndë është kapur nga kamerat e sigurisë, por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje policëve të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ishte reagimi i çuditshëm i nënës së binjakëve, e cila nuk ishte e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të saj, për faktin se ç’do të ndodhte me të pas aksidentit dhe a do të shkonte në burg.