Tiranë, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë nr.4
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2014, 21:30
Tiranë – Shefi i ri i Komisariatit të Policisë nr.4 të Tiranës është emëruar Armir Shaholli, i cili mbante detyrën e Shefit të Krimit Ekonomik.Emërimi është bërë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.Shaholli është emëruar në vendin e lënë bosh nga Alban Ahmetaj më 2 qershor 2014, që mori detyrën e Drejtorit të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit.Përkohësisht, në këtë post u vendos Edmond Meshini, i cili qendroi mbi 2 muaj dhe tashmë, përfundimisht, aty u emërua Armir Shaholli.ar.sh/Oranews.vt