Obama: Sulmet në Irak do vazhdojnë gjatë, ujë dhe ushqime për refugjatët
Uashington – Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi sot se goditjet ajrore kundër militantëve Suni në Irak mund të vazhdojnë për muaj, derisa Iraku të krijojë qeverinë e re.Sipas NYT, “nuk mendoj se mund ta zgjidhim këtë problem për disa javë”, u tha Obama gazetarëve, para se të linte Shtëpinë e Bardhë për dy javë pushime. “Ky do të jetë një projekt afatgjatë.”Presidenti përsëriti se SHBA nuk do të dërgojë përsëri në terren, trupa ushtarake, por premtoi se SHBA dhe vende të tjera do të qëndrojnë në krah të liderëve irakianë kundër militantëve, nëse liderët do të ndërtojnë një qeveri gjithpërfshirëse muajt e ardhshëm.Disa orë para se Obama të mbantë këtë fjalim, militantët Suni në Irakun e veriut urdhëruan inxhinjerët që të vazhdojnë punën në digën e Mosulit, më të madhen në vend, me idenë që ekstremistët që e morën atë javën e shkua, pas betejave të ashpra me forcat kurde do ta përdorin atë për të siguruar ujë dhe energji dhe jo si armë.Nxitur nga marrja e digës prej Shtetit Islamik në Irak e Siri, shoqëruar me kushtet e tmerrshme në të cilat ndodhen mijëra civilë në Sinjar, në veriperëndim të Irakut, Obama urdhëroi hedhjen e shpejtë të ndihmave humanitare dhe godtjen ajrore të militantëve të pozicionuar pranë kryeqytetit kurd, Erbil.ISIS, për kontrollin e territorit, ka vepruar në mënyrë brutale, duke kryer ekzekutime dhe detyruar grupet minoritare të largohen, por ka vepruar edhe në mënyrë strategjike, kur është fjala për burimet natyrore, duke u bërë thirrje inxjinjerëve të digës të kthehen në punë. Kontrolli mbi digën i jep mundësinë të krijojë një katastrofë civile. Një çarje në digën mund të shkaktojë përmbytje në Mosul dhe vdekje të panumërta përgjatë lumit Tigër. ar.sh/Oranews.tv