Sardenja, peshkaqeni blu në afërsi të bregut, panik tek pushuesit (Video)
Itali - Vizita e rrallë e një peshkaqeni pak metra larg bregut në plazhin e Badesit, në Sardenja, ka sjellë panik tek pushuesit.Siç duket nga pamjet e filmuara nga persona të cilët janë bërë pjesë e kësaj skene. Pushuesit kanë qënë kurioz për të parë specien e cila ndodh rradhë të përshkojë ujërat e cekëta, pasi peshkaqeni blu jeton në ujërat e thella. Për pak minuta peshkaqeni i është afruar shumë pranë bregut, duke alarmuar pushuesit për të nxjerrë fëmijët nga uji.Peshkaqeni blu i cili përshkoi bregdetin e Badesit mendohet të ketë qënë më shumë se një metër e gjysëm i gjatë. Peshkaqeni është larguar nga autori i cili ka filmuar videon dhe menjëherë është njoftuar kapiteneria e provincës së Porto Torres.Sipas të dhënave të ISAF, deri në vitin 2013 janë regjistruar vetëm 13 sulme ndaj njerëzve.