Rikonstruktohet Korça, punimet shkaktojnë trafik dhe pluhur

Korçë - Prej disa javësh Korça është kthyer në kantier ndërtimi. Një pjesë e mirë e qytetit, është në kaos për shkak të investimeve që po kryen Bashkia e qytetit, me fondet e qeverisë shqiptare, për zgjerimin e rrugëve, rikonsturksionin e sheshit para teatrit apo edhe rikonstruksionin e parkut “Rinia”. Në pikun e sezonit turistik Korça nuk ofron shumë për turistët dhe pushuesit, me perjashtim të një trafiku të rënduar, kanale të hapura nëpër rrugë dhe pluhurit që ngrihet në çdo orë të ditës.Nga ana tjetër me punimet që po kryhen tek parku “Rinia”, pensionistet ankohen se mund të bëheshin në një kohë tjetër dhe jo në mes të verës.Njëkohësisht po zbatohet edhe projekti i sheshit para teatrit një investim prej 2.5 milion dollarësh. Edhe në këtë zonë trafiku dhe pluhuri nuk mungon, ndërsa qytetarët përtej investimeve dhe pamjes që do të ketë qyteti në të ardhmen shprehin shqetësimin për koheë se kur po zhvillohen këto punime.Të gjitha këto investime kryhen mbas projekteve që bashkia hartoi për sistemin e urbanizimit të qytetit, dhe që kanë marrë driten jeshile nga qeveria, që ka akorduar një fond prej 5 milion dollarësh, ndërsa 3 milion të tjera janë vendosur për rikonstruksionin e pazarit të Korçës .