Hyn si klient në argjendari, më pas vjedh orën dhe largohet

Hyn si klient në argjendari dhe largohet duke vjedhur një orë të shtrenjtë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së enjtes në hyrje të rrugës së Durrësit. Personi i paidentifikuar i cili mbantë një kapuç ka hyrë në dyqan dhe ka provuar një orë me të cilët është larguar pa e bërë pagesën.Shitësja e gjendur para këtij fakti ka njoftuar menjëherë  policinë e cila ka nisur hetimet për gjetjen e autorit të vjedhjes.Sipas dëshmisë së shitëses grabitësi është larguar në drejtim të rrugës 'Mine Peza" me shpejtësi.Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.Kamerat e sigurisë të vendosura në dyqan do të jenë një element në ndihmë të policisë për identifikimin sa më të shpejtë të vjedhësit.