Kallëzimet e KLSH-së, prokuroria nis hetimet për 31 zyrtarë
Prokuroria ka nisur hetimet për 32 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike.Në një njoftim të saj, prokuroria thekson se është në proces verifikimi kallëzimi penal i referuar nga KLSHja edhe për 4 zyrtarë të tjerë.Kështu në bazë të rasteve të përcjella nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë filluar hetimet për rastet si më poshtë:1. Prokuroria e Matit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 5 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Ujësjellës-Kanalizime, Mat2. Prokuroria e Përmetit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Përmet3. Prokuroria e Sarandës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 10 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Sarandë4. Prokuroria e Pogradecit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 6 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Pogradec5. Prokuroria e Vlorës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 7 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në BashkinëHimarë6. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar funksione në Kontrollin e Lartë të Shtetit7. Ndërkohë, nuk është regjistruar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi mbi 4 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në komunën Bërzhitë, Tiranë.Gjithashtu organi i akuzës thekson se në zbatim të prioritetit për luftën kundër korrupsionit, po punon intensivisht mbi këto raste për të vlerësuar nëse ekzistojnë kushtet për ngritjen e akuzave ndaj zyrtarëve të kallëzuar penalisht nga KLSH-ja.