Tsipras takohet me Schauble: Masat e shtrëngimit kanë dështuar

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble ka theksuar në një takim me liderin e opozitës greke, Aleksis Tsipras se nuk ekziston alternativë tjetër përveç programit të ashpër të shtrëngesave që po zbatohet nga qeveria greke."Ministri Schauble i tha Tsipras se nuk ka alternativë tjetër veç zbatimit të programit të kursimit. Ministri Schauble e ftoi zotin Tsipras të mbështesë rrugën që është adoptuar", tha një burim gjerman për agjencisë Reuters.Ndërsa për Tsipras masat e shtrëngimit po dështojnë në mbarë Evropën.Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë dhe me dyer të mbyllura Tsipras shpjegoi në mënyrë analitike pozicionet e SYRIZA-s për daljen nga kriza dhe përsëriti se masat e shtrëngimit kanë dështuar."Masat e shtrëngimit i refuzoi vetë jeta. Dhe tani duhet të përballojmë pasojat. Të përballojmë varfërimin, papunësinë, rritjen e fashizmit. Ky makth nuk mund as të rikthehet, as të shtrihet në Europë", deklaroi Tsipras.Lideri i opozitës greke nënvizoi nevojën e hartimit të një politike ekonomike alternative, aq edhe të ekzistojë drejtësi sociale, që të mund të qëndrojnë reformat e nevojshme për rindërtimin e shtetit dhe rimëkëmbjen e produktivitetit.