Sulmi ndaj gjyqtares, Dobi: Gjendja shëndetësore e mirë, po hetohet për gjetjen e autorëve
Zëvendës.Ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi ka marrë sigurinë nga strukturat përgjegjëse për krimin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Mirela Mishgjoni u sulmua nga persona të paidentifikuar me acid. Teksa vizitoi dhe pa nga afër gjendjen shëndetësore të gjyqtares, Dobi u shpreh se gjendja shëndetësore e Mishgjonit është e mirë, ndërsa shtoi se po hetohet për gjetjen e autorëve të sulmit me acid ndaj gjyqtares.Sulmi ndaj gjyqtares së Vlorës, KLD e Gjykata e Lartë: Të zbardhet ngjarjaKëshilli i Lartë i Drejtësisë dënon me forcë sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Mirela Mishgjoni.Në një deklaratë për shtyp, KLD-ja thekson se ka kontaktuar me autoritetet përgjegjëse dhe ka marrë garanci të plota prej tyre, për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë."Zëvendëskryetari Elvis Çefa, ka komunikuar me autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës dhe ka marrë garanci të plota prej tyre, për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Edhe njëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke shprehur gatishmërinë për të rritur e garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve" thuhet në deklaratën e KLD-së.Sulmi ndaj gjytares, reagon edhe Gjykata e LartëGjithashtu në lidhje me sulmin ndaj Gjyqtares ka reaguar edhe Gjykata e Lartë e cila thekson se ky sulm përbën një atentat të rëndë kundër pushtetit gjyqësor të Shqipërisë dhe anëtarëve të tij.“Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare e cila është e interesuar mbi të gjitha për të drejtën dhe sigurinë e jetës së çdo individi dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës” thekson Gjykata e Lartë.Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, duke përcjellë njëkohësisht edhe zërin e të gjithë anëtarëve të gjyqsorit shqiptar, kërkon për të disatën herë zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqtarëve.“Cënimi i jetës së një gjyqtari përbën kërcënim serioz për shoqërinë, rendin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se gjykatat janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Me bindje, kërkojmë marrjen e masave të menjëherëshme ligjore, institucionale, organizative e materiale nga ana e organeve kompetente, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e ngjarjeve të tilla të shëmtuara dhe çnjerëzore” thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë. NgjarjaNjë person i paidentifikuar i ka hedhur në fytyrë acid sanitar, gjyqtares së Vlorës Mirela Mishgjoni.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar. Gjyqtarja Mirela Mishgjoni sapo kishte dalë nga shtëpia kur është sulmuar me acid sanitar nga një person i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Sipas mjekut, Aldo Vangjeli, gjyqtarja është jashtë rrezikut dhe po merr mjekim për djegiet me acid. Sipas tij gjyqtarja Mishgjoni ka pësur djegie me acid në anën e majtë të fytyrës, në syrin e majtë, dhe pjesën e brendshme të gojës.Mësohet se gjyqtarja Mirela Mishgjoni është shkarkuar nga detyra në 2008 për shpërdorim detyre ndërkohë që ajo ka ndjekur rrugën gjyqësore për t’u rikthyer në detyrë.Ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj saj, dhe policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e sulmuesit të gjyqtares Mishgjoni.