Berisha reagon ashpër: Mbyllja e universiteteve rrënim, të protestojmë

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha ka kundërshtuar me ashpërsi mbylljen e disa universiteteve private nga Qeveria dhe ka bëë thirrje për protesta në muajin shtator, në nisje të vitit akademik.“Rama, në një akt qeveritar negativizmi dhe ligësie ekstreme, - shkruan Berisha në Fb, - “uli për vitin akademik që vjen kuotat e pranimeve dhe rrënoi ëndrrën e bukur universitare të 11 mijë të rinjve shqiptar, duke mbyllur kështu për ta dyert e universiteteve publike të vendit. Ky vendim merret në një kohë kur në të gjitha vendet e BE-së dhe të rajonit, politika e dyerve të hapura të universiteteve publike është detyrim ligjor kushtetues.Ky vendim merret në një kohë kur përqindja e të diplomuarve në universitete, në popullatën në tërësi, ështe 5-6 herë më e ulët se sa mesatarja europiane. Ai nuk mjaftohet me kaq, por rrit me 33% tarifat per studimet universitare duke i rritur ato, në proporcion për vendin më të varfër, në nivelet më të larta në kontinentin tonë.”Sipas Berishës, në të gjitha raportet ndërkombetare vlerësohej shumë fakti që në Shqipëri, 72% e atyre që merrnin maturën hynin në universitet. Ky vendim bie ndesh me Kushtetuten e vendit, karten e saj sociale.Por, më me shqetësim, ish-kreu i Qeverisë ka parë rritjen e tarifave për regjistrim dhe studime në universitetet publike, pasi “tani ato bëhen nominalisht më të larta se Zvicra, Austria, Gjermania etj, - shprehet ai, - kurse në proporcion i bën ndër më të lartat në Europe. Theksoj këtu se ne rajon Sllovenia, Bosnja Hercegovina, Greqia, Serbia dhe në Europë, një seri vendesh nuk kanë tarifa për pranimet dhe studimet në universitetet publike.”Në këtë kuadër, Berisha e mbyll mesazhin e tij me thirjen për protestë: “ Ftoj të rinjtë dhe të rejat që me protestat më të fuqishme t'i japim në shtator klikës Rama – Meta, ndëshkimin e merituar!”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter