Pezullimi i universitetit 'Bedër', KMSH: I pari pas 90 vjetësh, duhej vlerësuar ndryshe
Tiranë – Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar ndaj propozimit të Ministrisë së Arsimit për të pezulluar për 2 vjet, universitetin “Bedër” ndryshe “Hëna e plotë”. Në një njoftim, ky komunitet shprehet se “Universiteti "Bedër” duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga Qeveria dhe shtetit shqiptar."KMSH-ja shprehet se "Bedër" është i pari universitet për shkencat islame në Shqipër, ngritur me shumë përpjekje pas 90-vjetësh, që nga themelimi i Medresesë dhe është i pari që diplomoi 25 teologët e parë të fesë islame që po shërbejnë në Shqipëri.“Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, - thuhet në njoftimin e KMSH-së, - që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit.Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj.Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare. Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar,” – përfundon njoftimi.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter