Gjirokastra nuk ka stacion autobusësh, udhëtarët qëndrojnë me orë të tëra në diell e në shi

Gjirokastër - Mungesa e një terminali udhëtarësh vazhdon të jetë problematike për pasagjerët që udhëtojnë nga Gjirokastra në drejtim të zonave të tjera të vendit. Ata shprehen se janë të detyruar të presin me orë të tëra mes vapës së verë dhe të ftohtit të dimrit.Për shoferët e autobusëve ndërtimi i terminalit të udhëtarëve do të shmangte konkurencën e pandershme të furgonave taxi.Mungesa e një agjencie udhëtimi në Gjirokastër është një problem i mbartur prej vitesh dhe me gjithë ankesat e vazhdueshme të udhëtarëve mbetet ende  i pazgjidhur. Ajo që ofron sot qyteti i UNESKO-s është vetëm një vendqëndrim mes pluhurit e rrezatimit të fortë të diellit në këto ditë të nxehta vere.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter