Aksident në Laprakë, mjeti përplas të miturin, 8-vjeçari në spitalin e traumës

Tiranë- Një i mitur është plagosur rëndë pasditen e sotme në kryeqytet, teksa është përplasur nga një automjet.Aksidenti ka ndodhur në zonën e Laprakës, ndërsa 8-vjeçari i plagosur është transportuar me urgjencë nga drejtuesi i mjetit që e përplasi drejt Spitalit të Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policies, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter