Mbyllja e “Beder”, godet komunitetin mysliman dhe sigurinë kombëtare

Tiranë- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj vendimit të MAS për mbylljen e disa Universiteteve dhe pezullimin e disa të tjerave, duke e vlerësuar një hap të gabuar që godet mijëra të rinj dhe investime serioze në mbarë Shqipërinë.Një vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar mbylljes së Universitetit teologjik “Hëna e Plotë”. Sipas Mediut kjo qeveri nuk do t'ja dije per pasojat qe ka, jo thjesht ne arsim por sidomos ne ruajtjen e vlerave sekulariste te Islamit shqiptar.Për kreun e PR-së, kjo nuk eshte thjesht nje goditje qe i behet ketij Universiteti apo Komunitetit, por edhe Sigurise sone Kombetare.“Kjo qeveri duhet te pyes dhe te marre edhe mendimin e Komunitetit Musliman dhe sherbimeve te Inteligjences per keto problem” thekson Mediu.(Ky qëndrim u bë publik nga Fatmir Mediu në facebook. Titulli redaksional)Reagimi i plotëTë nderuar miq! Mbyllja e disa Universiteteve dhe pezullimi i disa të tjerëve është një hap në drejtimin e gabuar që godet mijëra të rinj dhe investime serioze në mbarë Shqipërinë. Kjo jo vetëm çon drejt falimentit me dhjetra Investitore, por njekohesisht nxjerr te papune ne kete situate te rende ekonomike me mijera familjare.Per me teper vendos ne mungese te plote besimi me mijera te rinj qe kane mbaruar keto Universitete duke u hequr atyre kredibilitetin si dhe ata qe jane ne vazhdim te studimeve. A duhen masa per keto Universitete? Padyshim po. Por do te ishte me mire qe qeveria te vendoste detyrimet qe duhet te plotesonin e me tej t'i kontrollonte dhe te vepronte.Ajo qe dua te terheq vemendje eshte mbyllja e Universotetit teologjik "Hena e Plote" apo siç quhet Beder. Kjo qeveri nuk do t'ja dije per pasojat qe ka, jo thjesht ne arsim por sidomos ne ruajtjen e vlerave sekulariste te Islamit shqiptar. Po te shihet realiteti i Islamit ne trojet shqiptare, deformimi i tij ka ardhur dhe si pasoje e pamundesise per te studiuar ate ne kushtet dhe vlerat e tradites se Islamit shqiptar. Kjo ka sjelle probleme jo te vogla sepse nje pjese e ekstremizmit qe shfaqet ne Siri nepermjet luftetareve te ISIS lidhet me Islamin jo sekularist qe ka ardhur nga shkollat arabe.Ky Universitet eshte ngritur ne partneritet me aleatet tane dhe kembenguljen e drejte te Komunitetit Musliman. Kjo nuk eshte thjesht nje goditje qe i behet ketij Universiteti apo Komunitetit, por edhe Sigurise sone Kombetare. Kjo qeveri duhet te pyes dhe te marre edhe mendimin e Komunitetit Musliman dhe sherbimeve te Inteligjences per keto probleme.Ketij Komuniteti nuk i lejohet te ndertoje Xhamine e vet, i ndalohet Universiteti, e vetmja gje qe i ngelet eshte ta shpallin te paligjshem si ne kohen e komunizmit. Te thuash TURP, ESHTE PAK. Me poshte po vendos edhe nje pjese te kundershtimit te ketij Komuniteti.“Mbyllja e universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ishte edhe universiteti i vetëm islam në Shqipëri, e kthen Shqipërinë në vendin e vetëm në rajon pa universitet islam edhe pse ka numrin më të madh të myslimanëve”, shprehet Komuniteti Mysliman Shqiptar. “Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj. Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare. Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar”.