Masakroi gruan, dëshmia tronditëse: E lidhi këmbë e duar, me shkop në gojë ia dha helmin

Dëshmi tronditëse vjen nga Rudina Xhafa , motra e Mimoza Zeqos e cila u masakrua nga bashkëshorti, i cili pasi e goditit me mjete të forta e detyroi atë të pijë fostoksinë.  (Në foto: Mimoza Zeqo, gruaja e cila u torturua dhe u vra nga bashkëshorti)Rudina Xhafa është ishtë në dijeni të konfliktit mes çiftit Zeqo, pasi e motra i kishte treguar torturat dhe dhunën që Tomor Zeqo ushtronte mbi Mimozën.Ajo ka deklaruar se Tomori e kishte masakruar gjithë natën dhe e kishte lidhur kokë e këmbë, e kishte goditur edhe me thikë prapa kokës dhe më pas i ka futur fostoksinë me shkop në gojë."Ishte ende gjallë dhe më tha “më vrau motër”, e kishte goditur burri me thikë mbrapa kokës, e kishte çarë në kokë me thikë dhe e kishte trudhosur. Në momentin që e kishte trudhosur, e kishte lidhur me ngjitëse këmbët dhe duart, pastaj e kishte torturuar gjithë natën. Kishte vënë doreza plastike për të mos lënë shenja në trup. E kishte goditur vetëm në kokë dhe motra kishte gjakderdhje nga veshët dhe hundët, me një sy vetëm shikonte dhe fliste e një zë të ulët. Më tha “motër më torturoi gjithë natën dhe në fund më ka dhënë fostoksinë”. Për t’i mbajtur gojën të hapur i kishte vënë shkopin në gojë që mos t'i kafshonte dorën dhe ja kishte shtyrë më shkop fostoksinën për t’a pirë" - tregoi me dhimbje e motra e viktimës, Rudina Xhafa.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djshme në qytezën Ura Vajgurore në Berat.rudina xhafa, motra e viktimes (Në foto: Rudina Xhafa, motra e viktimës)