Pakti detar, regjistrohet kallëzimi penal. Do pyetet grupi negociator, ja detajet
Gati 2 muaj nga deklarata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati që prokuroria duhet të hetojë marrëveshjen e detit me Greqinë, organi i hetimit ka hedhur hapat e para.Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se është regjistruar procedim penal pikërisht për paktin, të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me vota unanime 9-0, pasi ishte shkelur Kushtetuta e vendit.Burimet sqarojnë se periudha prej dy muajsh ka shërbyer për Prokurorinë për të mbledhur informacione, nga ku është arritur në përfundimin se ka patur shkelje të ligjit gjatë hartimit të paktit nga grupi negociator shqiptar.Të njëjtat burime kanë pohuar për Ora News se 11 pjestarët e grupit negociator do të thirren në prokurori për sqaruar pozicionin e tyre në hartimin e marrëveshjes e cila me pas u konstatua nga gjykata supreme e vendit tonë me shkelje të rënda proceduriale dhe thelbësore që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit të vitit 1982.Mësohet se do të pyetet krynegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni në atë kohë zv Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në listë është gjithashtu Gazmend Turdiu ish Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Jashtme si dhe 8 persona të tjerë të grupit negociator.Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufinjtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, aktualisht kryetarë i opozitës.Marrëveshja e prillit 2010 hapi debate të forta politike ku Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e çoi në Gjykatë Kushtetuese, atje ku dhe u rrëzua si pakt mes vendeve. Debati i fortë u hap dhe në shoqërinë civile, e cila reagoi fort me protesta dhe peticione. Zerat kundër paktit asokohe por edhe sot pretendojnë se shtetit grek iu falën qindra kilometra katrore det dhe se ishte prekur sovraniteti territorial i vendit.Ora News.tvOra 16:09- Zbardhen detaje të reja mbi kallëzimin penal për paktin detarProkuroria e Përgjithshme ka përcjellë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë shkresën e dt. 28.05.2014 të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhur me procesin e negociimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, nënshkruar më 29.04.2009.Siç bën me dije Prokuroria, në këtë korrespondencë Ministria e Punëve të Jashtme shpreh dyshimin se, ka elementë të veprës penale sipas nenit 210 të Kodit Penal.Referuar vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese rezulton se, janë kontatuar shkelje sa i përket procedurës dhe përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje, duke passjellë cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë.Për shkak të shkeljeve të konstatuara me vendimin nr. 15, të vitit 2010 kjo Gjykatë e ka deklaruar si të papajtueshme me Kushtetutën marreveshjen e lidhur mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.Nga sa më lart rezulton se, është e domosdoshme regjistrimi i procedimit penal për hetimin e kryerjes së veprës penale « Marrëveshja për dorëzim territori» të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal.Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe veprës penale si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale dhe të personit/ave që ka/kanë kryer veprën penale, organi i akuzës thekson se është e domosdoshme kryerja e hetimeve të nevojshme të lidhura me ushtrimin e ndjekjes penale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter