Tragjedia në HEC, nesër protestë në Rrëshen kundër firmës turke e shtetit
Tiranë – Sindikalistët nuk e kanë harruar vdekjen tragjike të punëtorëve në galeritë e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë. Jo vetëm që nuk e kanë harruar, por kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën e tyre duke e zhvendosur nga HEC-i, në sheshin kryesor të Rrëshenit "Abat Doçi" pikërisht nesër, në orën 10:00."T'i themi "Ndal" sjelljes vrastare të një kompanie që bën të fortin dhe nuk jep asnjë shpjegim për tre të vdekur të javës së kaluar" - shkruan një nga intelektualët vendas, që i është bashkuar thirjes. Kryetari i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikollaj, ka njoftuar se “mitingu i protestës do të zhvillohet në përkrahje të punonjësve të HEC-it të Qafë Mollës për t’i thënë “Ndal”, shtypjes dhe shfrytëzimit barbar që iu bëhet punëtorëve shqiptarë.“T’i themi ndal korrupsionit dhe trafikimit të influencave politike të çdo pushtetari apo ish-pushtetari, qendror apo lokal, - shkruan Nikollaj në Fb, - “që me veprime korruptive dhe të papërgjegjshme e antiligjore, po nëpërkëmb punëtorët, bizneset apo pronarët e ligjshëm, po diskriminon në pagë e në shpërblime shqiptarët, po shkatërron sigurinë e tyre në punë dhe po dëmton me ndërtime veprash të tilla te pastudiura jo vetem floren e faunen dhe ekonomine e vendit, por dhe sigurinë kombëtare nga katastrofa civile të mundëshme.”Nikollaj ka bërë të ditur dhe parullat e protestës: “Për punë e paga dinjitoze", “Për siguri e shëndet në vendin e punës", “Për mirëqeverisje dhe për premtime të mbajtura".5 HEC-e mbi lumin Fan, inaguruar nga ish-Kryeministri Berisha në 2013-ënPesë hidrocentrale të ngritur mbi lumin Fan në Mirditë janë inaguruar për t'u filluar, gjatë fushatë elektorale të vitit të shkuara.Vetë Berisha shkruan në Fb, ditëne inagurimit, duke komentuar fotografitë në të cilat ka dalë sëbashku me drejtuesit e firmës turke "Aydiner"."Te dashur miq, sot u inaugurua fillimi i punimeve ne kaskaden e lumenjeve Fani i madh e Fani i vogel per ndertimin e 5 hidrocentraleve nga kompania turke Aydiner, nje investim prej 146 milion euro. Ne ndetimin e ketyre hidrocentraleve punesohen 950 punetore, inxhiniere, teknik shqiptar. Ky eshte nje nga projektet hidro-inxhienerike me te bukura te vendit. Ai bazohet ne bashkimin e dy lumenjeve, Fanit te Madh dhe te Vogel, me nje tunel 32 km te gjate por dhe te nje dige te larte prej 84 m. Fuqia e instaluar e ketyre hidrocentraleve eshte 110 mgv. Prodhimi vjetor 7.1 % e nevojave te vendit."Këtij shënimi, Berisha i ka shtuar edhe një album fotografish plot ngjyra nga shpërthimet e kryera për nisjen e punimeve.

ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter