Ndihen pasojat e ish-metalurgjikut, zonat të ngopura me ferrokrom

Elbasan - Ish-metalurgjia mbetet një nga zonat më të ndotura përsa i përket  lëndëve helmuese të çliruar, por edhe mbetjeve të  prodhimeve  stoke që kanë qëndruar me vite. Sot këto uzina janë kthyer në grumbuj të mëdha inertesh, që ndotin ambientin dhe deri tani nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e këtyre objekteve që përveç ndotjes po marrin jetë njerëzish, për shkak të marrjes së skrapit nën rrënojat e objekteve.Vetëm  në vitin 2013 kanë humbur jetën duke marrë skrap nën rrënojat e objekteve pesë persona, ç’ka demonstron, që këto objekte janë kthyer vdekjeprurëse. Me rrezikshmëri më të lartë për ndotjen dhe toksinat është ish-uzina 12, ku të paktën 11 hektar tokë është e tejngopur  nga mbetjet e ferro-kromit.Ministria e Mjedisit para disa vitesh  nisi një projekt në bashkëpunim me UNDP-në për  "Identifikimin e zonave të ndotura me prioritare të Shqipërisë " dhe në hartën e listave të ndotur , ishte dhe  ish-uzina 12, për shkak të  mbetjeve  ferrokromit që është kthyer në një ndotës masiv për këtë zonë dhe rrethinat e saj.Sipas specialistëve të mjedisit kjo zonë është tek ato prioritare të cilat kërkojnë rehabilitim të menjëhershëm për të shmangur rrezikun për shendetin e njerëzve dhe mjedisin. Banorët që banojnë  në afërsi të ish-kombinatit metalurgjik  kanë vite që vuajmë pasojat e toksikës së madhe në këtë zonë , gjë që ndikon  në shëndetin e fëmijëve, por edhe në prodhimet bujqësore. Në pamundësi për t'u zhvendosur diku tjetër, ata kanë kërkuar  largimin e mbetjeve toksike që ndikojnë përveç ambientit edhe në shëndetin e tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter