Ulëz, rikonstruktohen pallatet 70 vjeçare, banorët: Na duhet rruga

Ulëz - Banorë të Ulzës kërkojnë bërjen e rrugës  që lidh qëdren e tyre me rrugën nacionale që është vetëm dy kilometra. Sipas tyre, vetëm pas kësaj ndërhyrjeje në infrastrukturë, qyteza mund të thithë turistë të huaj gjatë sezonit të pushimeve verore.Ndërkohë prej prej disa disa ditësh ka nisur rikonstruksioni i banesave në Ulëz, me fondet e vetë komunës  pas nxjerrjes së konkluzionit nga grupi i ekspertëve se këto banesa ishin të amortizuara totalisht. Rikonstruksioni ka filluar nga çatitë dhe më pas do punohet në pjesë të veçanta të cilat kanë nevojë.Të ndërtuar ne vitin 1954 këto banesa përbëjnë rrezik për banorët pasi shpesh ka pasur dhe shëmbje të çative dhe materiali i përdorur për ndërtimin e tyre i bën ato lehtësisht të brishta ndaj zjarrit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter