Berat, nxitet vetpunësimi i komunitetit rom, trajnohen e mbështeten financiarisht të rinjtë
Berat - Rreth 40 të rinj, perfaqesues të komunitetit rom dhe egjiptian në Qarkun e Beratit janë trajnuar për nxitjen e vetëpunësimit në këtë komunitet, në kuadër të një projekti të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e Punës në këtë qark. Projekti do të mbështesë financiarisht projektidetë më të mira që vijnë nga komuniteti rom dhe që nxisin vetëpunësimin. Fushat kryesore ku u shfaq më shumë interes ishin ato te artizanatit, muzikës apo krijimit të mikrofermave e deri tek shërbimet mekanike apo hidraulike.Projekti do të sigurojë përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit rom në skemat e nxitjes së punësimit që ofron zyra e punës në Berat. Ndërsa 20 përfituesit në fazën e parë të projektit do të financohen deri në 100 mije lekë për të çelur një biznes apo për t’u vetëpunësuar.Në total janë rreth 100 të rinj që do të mbështeten me fondet e projektit në të 3 qarqet ku zbatohet programi, në Berat, Korçë e Vlorë, duke synuar integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian në jetën social-ekonomike të vendit në bashkëpunim me autoritetet qëndrore dhe vendore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter