10 studentë të Akademisë së Policisë në spital me të vjella, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Tiranë- Temperaturat e larta të regjistruara ditët e fundit kanë shfaqur dhe rastet e para të helmimeve. Mbrëmjen e djeshme, dhjetë studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në pranë repartit të infektivit në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza me simptoma helmimi.Lajmi konfirmohet nga Akademia e Policisë dhe burime brenda QSUT-së. Gazetari, Xhevahir Zhabina, informon se 8 prej studentëve janë ndjerë më mirë sapo kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali, ndërsa dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital pasi gjendja e tyre nuk është stabilizuar plotësisht, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Burime nga QSUT-ja bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi, megjithatë studentëve u janë bërë analizat nga Instituti i Shëndetit Publik, që pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vërtetë të komplikacioneve të studentëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter