Regjistrimi i celularëve, PD: Kompanitë të mos e zbatojnë vendimin e Qeverisë
Tiranë – Partia Demokratike i ka kërkuar kompanive celulare të mos regjistrojnë aparatet celularë të shqiptarëve, për të mos dhunuar privatësinë e tyre ose në të kundërt. ato do të përballen me drejtësinë.Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, i ka kërkuar kompnive “të respektojnë Kushtetutën dhe të drejtën e shqiptarëve për privatësi, përndryshe do të ballafaqohen me drejtësinë dhe do të përballen me bojkotin masiv të abonentëve.”Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Bardhi ka deklaruar se vendimi i qeverisë për IMEI-in është i padrejtë, pasi regjistrimi i IMEI-it njihet në mbarë botën si një mënyrë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të telefonit.”Për këtë arsye, Bardhi ka cituar një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg për IMEI-in, në të cilin thuhet:“E drejta e autoritetevepublike për të aksesuar të dhënat personale, nuk shoqërohet me asnjë kriter që garanton proporcionalitetin dhe nevojën e ndërhyrjes. Për më tepër, aksesi i autoriteteve kombëtare tek të dhënat e mbajtura nuk është i ndërvarur nga një shqyrtim paraprak nga gjykata apo një organ administrativ i pavarur.Të dhënat mbahen nga një autoritet i pavarur, i cili garanton sigurinë e tyre dhe shmang çdo mundësi për përdorimin e tyre jo në përputhje me qëllimin për të cilin mbahen. Për këtë arsye, Direktiva që lejonte qeverinë dhe autoritetet publike të aksesonin të dhënat që lidhen me aparatin celular, është e pavlefshme që nga data 4 prill, 2014”, - ka theksuar këshilltari.ar.sh/Oranews.tv