Universitetet e mbyllur, Ndreca: Iu njohim diplomat, studentëve zgjidhje rast pas rasti
Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, ka shpjeguar në studion e “Ora News” disa prej efekteve të vendimit të marrë së fundi nga Qeveria shqiptare për heqjen e liçensës së 18 universiteteve private në vend.Para së gjithash, Ndreca përsëriti se diplomat e mara prej tyre janë të vlefshme. “Efektet juridike të një vendimarrjeje, - tha ai, - nuk kanë fuqi prapavepruese për të më tepër kur cenojnë interesa individuale dhe diplomat e marra dhe aktet administrative të lëshuara janë të vlefshme.”Lidhur me transferimin e studentëve, që kanë nisur studimet në këto universitete pa liçensë ose të pezulluar, Ndreca tha se “ka një plan konkret, plan që do të jetë i zbatueshëm kur ne të kuptojmë problematikën e shumë grup-studentëve. Është një plan makro dhe ne e kemi të qartë sesi do veprojmë, por elementi më i rëndësishëm i këtij plani është marrja e informacionit, që ne do të na vijë nga studentët por edhe nga institucionet e arsimit të lartë, të prekura, për të kuptuar tipologjinë e çdo lloj problematike dhe për të marrë vendimet përkatëse individuale për çdo student.Ligji e përcakton shumë qartë se çfarë ndodh me institucionet që u hiqet licensa e po ashtu, për të rimbursuar ata studentë që largohen. MAS, pavarësisht nga parashikimet ligjore, i ka qëndruar pranë çdo studenti. Ne nuk jemi fajtorë të kësaj situate, por njohim përgjegjësitë e shtetit dhe do të jemi pranë e nuk do të lëmë asnjë student pa trajtuar. Një komision do marrë në mënyrë individuale në shqyrtim të gjitha ankesat që do të bëjnë studentët. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kosto financiare.”I pyetur nëse do të ekzistojë krahas transferimit, edhe mundësia e rimbursimit të studentëve, Ndreca tha: “Prezumojmë se përsa kohë studentët kanë nisur një proces akademik, nuk besoj se ata do të tërhiqen nga ky qëllim dhe mundësia më e madhe do të jetë të transferohen. Megjithatë, rimbursime do të ketë patjetër, në rastet kur do të kërkohen dhe sipas përgjegjësive, sigurisht.”Duke kaluar nga studentët tek vetë universitetet me probleme tashmë, Sekretai i Përgjithshëm i MAS-it tha se “bazuar në dispozitat ligjore në fuqi është përcaktuar shumë qartë që universitetit që i është pezulluar licensa, plotësisht apo pjesërisht, ka të drejtë që brenda një afati të caktuar për të gjitha ëkto universitete të plotësojë të gjitha këto rekomandime që janë parashikua në raportin e kontrollit.Por, nuk ka revokim të vendimit për universitetet pa licensë dhe ata nuk mund të jenë më partnerë të MAS. Ndër to, jo për të gjithë, ka pasur raste të mashtrimit dhe ky ka qënë një ndër elementët që ne e kemi konsideruar si të rëndë dhe si kufi ndarës ndërmjet heqjes së liçensës dhe pezullimit të saj. Në rastet kur kemi konstatuar se një institucion ka në themel thjesht dhe vetëm biznesin dhe marrjen e parave me çdo mjet, sigurisht ka pasur dhe mashtrim e madje, edhe vepër penale,”- theksoi Ndreca.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter