FOTOLAJM/ Antishqiptari Nikolla Geixh shfaqet në Filat të Igumenicës, pak km larg Shqipërisë

Igumenicë- Kryetari i Pan Federatës së Epiriotase të lobit grek në SHBA, Nikolla Geixh, i cili njihet si antishqiptar i tërbuar shfaqet në fshatrat kufitare me Shqipërinë.Korrospendja jonë, Shpresa Dine, raporton se ai ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Filat të Igumenicës, vetëm pak km larg Shqipërisë, ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga Ambasadori amerikan ne Greqi, David D. Pearce.Nuk dihet tematika e takimeve të Geixh në Filat, ndërsa vizita e tij vjen vetëm pak ditë pas miratimit të reformës territoriale në Shqipëri, e cila ka pasur jo pak kundërshtime nga minoriteti grek dhe vetë Athina zyrtare.Hera e fundit kur Geixh shkeli trojet shqiptare dhe pati jo pak reagime ishte pjesmarrja e tij në ceremoninë e shënjterimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë vetëm dy muaj më parë, ku shoqërohej nga Vasil Bollano, ish-kryebashkiaku i Himarës.Nikolla Geixh njihet për qëndrimet e tij antishqiptare, ku prej 20 vitesh kërkon çlirimin me armë të Himarës nga Shqipëria.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter