Çelet ekspozita për Luftën e Parë Botërore, foto të italianëve dokumentojnë pjesëmarrjen shqiptare

Sarandë - Në Sheshin e Limanit është promovuar ekspozita fotografike mbi Luftën e Parë Botërore të italianëve në frontin shqiptar. Ekspozita prezanton 40 fotografi, që tregojnë këtë luftë, të parë me sytë e oficerëve italianë pjesëmarrës në të. "Shumica e fotografive shfaqen për herë të parë", shprehet Auron Tare duke shtuar se në foto shihen imazhet e shqiptarëve të Vlorës, Tepelenës e deri në Leskovik një shekull më parë.Artan Shkreli, në cilësinë e Kryetarit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, tha se të përkujtosh luftërat nuk do të thotë që t'i festosh ato, por të marrësh mesimet që duhen nga ngjarje të tilla të cilat e kanë traumatizuar historikisht njerëzimin. Ndërsa të thuash që Shqipëria nuk ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore është një fakt antihistorik, i cili për 50 vjet rresht i është servirur shqiptarëve  duke u thënë se kemi marrë pjesë vetëm në Luftën e Dytë Botërore.Ekspozita udhëtoi nga Vlora për në Sarandë dhe nga këtu do të rrugëtojë drejt Tepelenës e qyteteve të tjera. Ekspozita ka zgjuar interesin e mjaft njerëzve, duke bërë që të vizitohet deri në orët e vona të mbrëmjes.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter