Raporti për IAL: Në Universitete Shtetërore stafi pa nivel akademik. Privati marketing të pandershëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2014, 22:52
Tiranë- Nga 59 Institucione të Arsimit të Lartë, publik dhe privat që iu nënshtruan kontrollit të Ministrisë së Arsimit, më shumë se gjysma nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit e stafit akademik, gjithashtu nuk respektohet parimi, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e këtij stafi efektiv.Verifikimi i kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, një proces inspektimi i nisur në janar të 2014 dhe rezultatet e të cilit u prezantuan dje (4 fusht 2014) janë tregues të gjëndjes ku ndodhet sistemi i lartë arsimor."Një sistem i përçudnuar në formë dhe në përmbajtje që ka gjeneruar vetëm kalbëzim vit pas viti" - e cilësoi dje Rama në aktivitetin e ku u bë publik raporti.Jo vetëm kaq, në raport thuhet se asnjë nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë nuk i janë nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin.Gjithashtu thuajse në 100% të këtyre institucioneve shtetërore nuk respektohen kriteret ligjore për përzgjedhjen e studentëve në ciklin e dytë të sutdimeve mastër, ndërsa 2/3 atë të doktoraturës.Në Institucionet e Arsimit të Lartë Privat, 2/3 bëjnë reklamim/marketing të pandershëm, përhapje informacioni të rremë për publikun dhe studentët.Më shumë se gjysma nuk plotëson standardet minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së studentëve.Përveç mungesës së stafit akademik vihet theksi edhe te kritere e tjera ligjore siç janë mosfunksionimi i organeve kolegjiale, mungesa e kapaciteteve për ofrimin e programeve të studimit.PARREGULLËSITË PËR IAL-të PUBLIKE:- Asnjë nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (përveç 1 IAL-je) nuk i janë nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin;- Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve;- Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;- Rreth ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;- Me shumë se ½ e IAL nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar;- në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjale funksionojnë dhe/ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;- Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore);- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk respektojne parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë adminsitrativ;- Thuasje 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;- Rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;- Më shume se ½ e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike;- Rreth ¾ e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët.PARREGULLËSITË PËR IAL-të PRIVATE:- Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv;- Më shumë se 2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf të brendshëm, sipas standardeve të kërkuara ligjore;- Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme për mirë funksionimin e tyre, të miratuara nga organet kolegjiale;- 88% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi ose paplotësi të regjistrave themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve;- 85% e Institucioneve të arsimit të lartë nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit;- 80% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi në marrëdhëniet kontraktuale me stafin akademik/studentët;- Rreth 2/3 e Institucioneve të arsimit të lartë bëjnë reklamim/marketing të pandershëm, përhapje informacioni të rremë për publikun dhe studentët;- Në më shumë se 60% të Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk funksionojnë organet kolegjiale, sipas legjislacionit ne fuqi.- 56% e Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk ofrojnë garanci financiare për vazhdimin e studimeve, as për studentët që kanë aktualisht në sistem.- Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk plotëson standardet minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së studentëve.- Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik, që kanë ofruar të drejtën për ofrimin e programeve të ciklit të tretë, nuk kanë kapacitet akademik ose nuk plotësojnë standardet për të ofruar këto programe.Ja si u kontrolluan 59 universitete, që nga godinat, stafet dhe programetMënyra sesi Ministria e Arsimit kontrolloi universitetet private në Shqipëri përbën një histori më vete, unike në llojin e saj në 24 vjetët e fundit.Në përmbledhjen e raportit të verifikimit që Ministria e Arsimit publikoi sot, thuhet se në përfundim të verifikimit në të gjitha universitetet shtetërore dhe private, u shkruan 4000 faqe raporte dhe u administruar mbi 10 000 faqe dokumentacion si prova shkresore.Në raport thuhet se procesi është konceptuar që kur kjo qeveri ka marrë detyrën, si një ndër detyrat e posaçme të MAS. Ky proces u konceptua dhe u zhvillua në katër faza:Faza e parë: Mbledhja e të gjithë informacioneve nga universitetet publike dhe private.Në janar të këtij viti nga ana e MAS, nëpërmjet shkresave zyrtare u kërkua i gjithë informacioni i nevojshëm i cili do shërbente për të kuptuar situatën ligjore të çdo institucioni të arsimit të lartë. Të dhënat kishin të bënin me stafin, infrastrukturën, programet e studimit, strukturën, etj.U përpunuan dhe u shqyrtuan në një kohë rekord të dhënat. Bazuar në panoramën ligjore që kishin krijuar të dhënat e marra zyrtarisht prej universiteteve, më 28 mars 2014, ministrja Nikolla iu kërkoi universiteteve të paraqisnin një sërë dokumentash të detajuara në 37 kërkesa specifike, të cilat bënin të mundur shqyrtimin e kritereve më të rëndësishme ligjore që një institucion i arsimit të lartë duhet të plotësojë dhe zbatojë, në kuadër të respektimit të kërkesave ligjore për të operuar konform ligjit për arsimin e lartë.Faza e dytë: Përpunimi i të dhënave të marra nga universitetet.Me një urdhër të dytë të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, ngrihet grupi i punës i përbërë nga 39 specialiste dhe drejtues te MAS. Ky grup punoi për përpunimin e dokumentacionit të detajuar të mbledhur nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private, në përgjigje të 37 kërkesave.U përgatitën skedat paraprake për çdo institucion bazuar në vetëdeklarimin e tyre. U ngritën 59 grupe pune për 59 institucione të arsimit të lartë ku u angazhuan mesatarisht 5 specialistë për grup nga MAS, Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit (ISHA). Në përpunimin e këtyre të dhënave grupet e punës konsumuan rreth 5000 orë pune. Faza e tretë: Inspektimet në vendNë muajt maj, qershor dhe korrik, në nje kohë rekord u realizuan inspektimet në 59 institucionet ku u verifikuan dokumentacionet, regjistrat, stafi, infrastruktura, struktura e IAL-ve, u intervistuan studentë, staf akademik, staf administrativ dhe titullarë të institucioneve, etj. Në total u kryen rreth 2000 orë inspektime, në përfundim të të cilave nëngrupet e kontrollit hartuan draft raportet e kontrollit.Në zbatim të parimeve më të mira të procesit të rregullt ligjor, draft raportet iu vunë në dispozion të gjithë universiteteve, duke iu lënë kohën e nevojshme në dispozicion për të kundërshtuar, observuar apo pranuar gjetjet e konstatuara tashmë nga grupet e kontrollit.Brenda 7 ditësh, universitetet sollën në ministri të gjithë objeksionet e tyre mbi draft raportet, të cilat iu dërguan përsëri grupeve të kontrollit për shqyrtim dhe reflektim në draft raportet paraprake.Faza e katërt: Dalja në konkluzione finaleNë MAS ngrihet një komision i posaçëm nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, në përbërje të të cilit ishin drejtori i Drejtorisë Juridike në MAS, Drejtori i Arsimit të Lartë në MAS, drejtori i APAAL dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektimit dhe kontrollit të Ligjshmërisë në ISHA, të cilët në një proces maratonë, diskutuan në seanca dëgjimore me nëngrupet e punës, në mënyrë specifike për çdoinstitucion të arsimit të lartë.U diskutuan të gjitha gjetjet, konkluzionet dhe objeksionet. Në disa raste ky komision thirri në seanca dëgjimore edhe përfaqësuesit më të lartë të IAL-ve, në mënyrë që edhe ata të jepnin shpjegimet e tyre mbi gjetjet e grupeve të kontrollit, për të mbërritur në konkluzione sa më të drejta dhe shteruese.Në mbarim të diskutimeve, nëngrupet e punës kanë përgatitur raportet finale për çdo institucion, që ia dorëzuan Sekretarit të Përgjitshëm të MAS. U shkruan 4000 faqe raporte, janë administruar mbi 10000 faqe dokumentacion si prova shkresore.”Ja Raporti i Plote ar.sh/e.x/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter