Bllokohet nga trafiku Fushë Miloti, pika lidhëse për veriun, pret mijëra turistë në ditë

Milot- Fluksi i madh i pushuesve që i janë drejtuar bregdetit dhe që ka nisur me ardhjen e muajit gusht ka vështirësuar më se shumti trafikun në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot dhe më tej në Rrugën e Kombit.Dyndja e madhe e pushuesve vendas, por dhe ata nga Kosova që vërshojnë drejt plazheve ka sjellë një trafik të dendur, ndonëse forcat e policisë rrugore janë shtuar.Në vendin e quajtur Fushë Milot, pranë rrethrrotullimit ku edhe punimet janë të papërfunduara, drejtuesit e automjeteve kanë më shumë vështirësi në qarkullim, pasi mungon sinjalistika rrugore.Kjo pjesë është i vetmi aks që shërben per të lidhur veriun dhe Rrugën e Kombit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter