Fshatra në Papërr e Cërrik pa energji, banorët: Kemi ditë që ankohemi, do bëjmë protesta
Elbasan- Prej disa ditësh janë pa energji elektrike disa fshatra të komunës së Paprit dhe të Cërrikut. Banorët thonë se janë ankuar pranë CEZ Shpërndarje, por ende nuk u ka ardhur energjia, pasi sipas tyre nuk po gjendet defekti.Banoret akuzojnë CEZ se nuk po punon për përmirësimin e kësaj situate dhe se do të hidhen në protestë për të bërë këtë institucion të punojë me ritme me të shpejta.Banorët shtojnë se energjia elektrike është mjaft e domosdoshme, duke qenë se jemi dhe në pikun e sezonit veror, madje mungesa e saj i penalizon edhe me ujin e pijshëm, pasi pompat e ujit punojnë me energji elektrike.Ndërkohë, ndonëse nuk thuhet zyrtarisht, dyshohet që ndërprerja e energjisë, mund të jetë edhe penalizim kolektiv për shkak të moslikujdimit të faturave të përmuajshme nga disa prej banorëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter