Përmbytje në Venecia, 4 të vdekur, dhjetra të plagosur

Venecia, përveçse e zgjuar sot e përmbytur, ka përjetuar edhe një tragjedi të rëndë. Përmbytjet që shkatërruan dhjetëra shtëpi e biznese, kanë rezultuar fatale edhe për 4 persona të cilët ndërruan jetë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Qindra persona ishin mbledhur në veri të Venecias, për të festuar në një festival që organizohet cdo vit për të promovuar bukuritë dhe traditat e zonës. Por banorët janë përfshirë nga paniku pasi një stuhi e fuqishme me shira të rrëmbyer goditi zonën papritur, ku dhjetëra makina u morrën përpara nga era e fortë dhë përfunduan në lumin aty pranë. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë me urgjencë në spital, nga ku bëhet i ditur se të paktën 3 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ndërkaq kërkimet për trupa të tjerë që mendohet të kenë rënë në ujin e lumit gjatë festivalit dhe në të gjithë veriun e Venecias, që mund të kenë humbur jetën nga përmbytjet e furishme. Një bombë uji, kështu e kanë quajtur mediat italiane stuhinë e papritur të së dielës së 3 gushtit, 2014, ndërsa sot, sipas shërbimit meteorologjik, koha është hapur ndërsa temperaturat janë rritur ndjeshëm por këto janë pasojat e stuhisë, makina të përmbytura e pemë të shkatërruara. Vetë presidenti Italian Giorgio Napolitano, në një njoftim shpërndarë për mediat shpreh solidaritetin dhe dhimbjen e tij me banorët e venecias dhe komunës Refrontolo, në Trevigiano, për humbjen e 4 jetëve ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve nga kjo tragjedi. \Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter