Skandali, Rama: Diplomuam 900 të huaj me leksione vetëm në shqip

Tiranë –Një ndër skandalet e zbuluara me diplomat e dhëna nga universitetet private në Shqipëri është edhe ai i diplomimit të 900 shtetasve të huaj, në një kohë kur këto universitete nuk kanë dhënë asnjë orë mësim në gjuhë të huaj.Ky fakt që dëshmohet në raportin e Ministrisë së Arsimit që është bërë publik sot nga Kryeministri Rama, i cili ka njoftuar mbylljen e pjesës më të madhe të universiteteve publike.“Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat, - theksoi Rama, - 32 mijë! Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë. Kemi arritur të japim 900 diploma për të huaj, ndërkohë që s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj.”Dhe duke kaluar tek niveli i arsimtarëve, ai po me fakte ka denoncuar sesa i ulët është ai: “Kemi arritur që të kemi pedagogë që vetëm një vit përpara rekrutimit kanë marrë diplomën në bachelor. Për shembull, në Universitetin publik të Elbasanit, 16 vetë janë punësuar si pedagogë në infermieri, me një bachelor në një universitet privat. Merreni me mend se çfarë infermierësh e infermieresh dalin nën kujdesin e këtyre 16 personave!” – tha kreu i Qeverisë.Dhe, në fjalim e tij, përsëri sot ai ka ironizuar Doktorët e Shkencave të nxjerrë nga këta universitete: “ Besoj se mjafton degjenerimi i Qendrës së Studimeve Albanologjike, për të parë se ku është katandisur mendimi shkencor shqiptar, - tha ai, - dhe për të parë se ku është katandisur në tërësi bota e të menduarit, në atë që supozohet niveli i lartë i shoqërisë, niveli i arsimit të lartë, niveli i laboratorëve të arsimit të lartë, niveli i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në Institucionet e Arsimit të Lartë.Sesi mund të ketë doktorë shkencash sot, që kanë doktoruar me tema të tilla si “Universi muzikor i Inva Mulës”, apo “Historia e funksionimit të noterit” apo “Humori në këngët popullore”, apo “Aktrimi në filmin kosovar”, apo, copë fare, temë doktorature “Diana Çuli dhe Helena Kadareja”, kjo është diçka që imagjinata ime nuk e rrok dot, por besoj se është e paimagjinueshme për çdo njeri normal, në një vend normal.”Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri demaskon rastin në fjalë. Pak ditë më parë, në analizën 300-ditore të punës së Ministrisë së Arsimit, ai përmendi dy doktoratura të mbrojtura në Infermieri, njera që kish të bënte me sigurinë në rajon dh tjetra, me politikën në Shkodër.ar.sh/Oranews.tv10531446_10152316847361523_3240963304450811905_o