Korça fton: Ejani të shtunën në festën e lakrorit në saç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2014, 21:46
Korçë – Bashkia e Korçës i ka bërë thirrje sot, qytetarëve të vendit se marrin pjesë në një nga festat më tradicionale të qytetit, në Festën e Lakrorit, që organizohet të shtunën.“Edhe këtë vit, Korçës nuk do t’i mungojë “Festa e Lakrorit”, - thanë organizatorët. - Ditën e shtunë më 9 gusht, tek parku “Vangjush Mio”, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e një prej festave më të veçanta të Korçës dhe të shijoni një prej gatimeve tradicionale më speciale, lakrorin në saç.”“Festa e lakrorit”, që u zhvillua sipas traditës, edhe vitin e kaluar, tërhoqi shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Lakrorët u gatuan para syve të qytetarëve në tryeza të gjata dhe po ashtu u shërbyen, të pjekur në çast.ar.sh/Oranews.tv