Reforma krijon hartë të re territoriale, në qarkun Korçë nga 36 njësi, funksionale 6 Bashki
Korçë- Reforma administrative teritoriale e miratuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë ndryshon totalisht hartën e kufinjve mes Bashkive në qarkun e Korçës, nga 36 njësi që kanë funsionuar deri më tani Komuna dhe Bashki, mbeten vetëm 6 Bashki.Sipas prefektit të Korçës, Ardit Konomi, reforma territoriale ishte një nevojë për të ndalur abuzimet me fondet dhe buxhetin e shtetit nga krerët e njësive vendore.Sa i përket protestave që jane zhvilluar deri më tani, Konomi tha se njerëzit janë të lirë për të protestuar, por në radhë të parë duhet të dinë për çfarë protestojnë dhe të mos bëhen pjesë e lojës së kryetarëve të Komunave.Sipas tij përveç ndryshimeve, pritet të ketë edhe një sërë krerësh Komunash që mund të ndiqen penalisht për abuzime me paratë e popullit.Në qarkun e Korçës tashmë do të jenë funksionale vetëm 6 Bashki, ajo e Korçës, Pogradec, Ersekë, Bilisht, Maliq dhe ajo e Pustecit që i përket minoritetit maqedonas.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter