Gushti sjell fluks pushuesish, bizneset: Ky sezon më dobët se periudha e para një viti
Durrës- Rikthehen pushuesit në plazhin e Durrësit, pas një muaji problematik si korriku, ku moti i lagësht dhe Ramazani, pothuajse e futën në krizë sezonin turistik.Gjithsesi, përfaqesuesit e biznesit shprehen se pavarësisht përmirësimit të lehtë edhe situata aktuale lë sërish për të dëshiruar.Ndërkohe pushuesit e shikojnë gushtin si muajin më të përshtatshëm për të bërë pushime, pasi vetë periudha favorizohet dhe nga kushtet meteorologjike.Pritet që muaji i pikut, gushti, të sjellë edhe përmirësim të kushteve të shërbimit që pushuesit do të gjejnë, ku pas problematikave të ngritura herë pas herë nga Ora News, janë vërejtur sistemime kanalizimesh të ujërave të zeza, apo pastrime ambientesh e më gjerë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter