Nikolla propozon mbylljen për një vit të universitetit privat ku kreu Masterin

Tiranë – Universiteti privat ku Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka kryer masterin është në listën e Universiteteve private për të cilat sot ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të tyre për një vit.Duke iu referuar CV-së së ministres në portalin zyrtar të ministrisë që drejton, por dhe të Kryeministrisë, rezulton se Nikolla ka kryer në korrik të vitit 2010, studime Master në Administrim Publik pranë "Albanian University".Në prezantimin e raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë, ku ishte i pranishëm Kryeministri Rama dhe Ministrja Nikolla u publikuan listat e universiteve ndaj të cilëve do të merreshin masa dhe “Albanian University” rezultonte një nga 13 universitetet private në Shqipëri, për të cilët ishte propozuar pezullimi i aktivitetit për 1 vit.Por nga deklarata e bërë sot ky vendim nuk cënon diplomën Master të Ministres.Vetë ministrja ka sqaruar lidhur me sigurinë juridike se "asnjë vendim sot e në vijim nuk cenon diplomat e marra në sistem. Sigurisht nuk do të pranohen diploma që rezultojnë të blera. Ndërkohë, asnjë student të mos ndihet keq nga kjo ndërhyrje. Edhe pse ligji parashikon se është institucioni privat që garanton, ne do ta tejkalojmë ligjin. E kemi të qartë planin e punës për përballimin e situatës. Grupi i administrimit të kësaj situate do të verifikojë emër për emër dosjen e çdo studenti që paraqitet për ndihmë, duke ndjekur sistemimin e tij në bazë të vërtetësisë së dokumenteve dhe krediteve të marra. Procedurat dhe afatet do të prezantohen në faqen e MAS-it," - nënvizoi Nikolla.Oranews.t[caption id="attachment_338701" align="alignleft" width="445"]lindita nikolla CV e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, publikuar në faqen online të institucionit[/caption][caption id="attachment_338787" align="alignright" width="640"]universitetet qe do hiqenn Lista e universiteteve, ndaj të cilëve do të merren masat[/caption]Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter