Kompensimi për by-passin,eksperti: Të shpronësuarit të marrin tokë tjetër

Fier- Kompensimi tokë me tokë është më frytdhënës sesa kompensimi në vlerë reale për pronarët e tokave, në të cilat kalon by-passi i Fierit.Eksperti i ekonomisë, Evdar Kodheli,e cilëson këtë mënyrë një rrugëzgjidhje më ekonomike edhe për buxhetin e shtetit, teksa thotë se Komunat në të cilat kalon by-passi kanë në pronësi sipërfaqe toke që janë më efiçente nëse u jepen banorëve.Duke u ndalur në zhvillimin ekonomik që do japë by-passi, Kodheli shton se infrastruktura rrugore sjell gjithmonë zhvillim, në një kohë që ky segment do të kalojë pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe vijës bregdetare të Fierit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter