Gëzuar ditëlindjen Z. Obama, presidenti i SHBA mbush 53 vjeç

E njihni? Është një ndër njerëzit më të fuqishëm të botës i cili sot mbush 53 vjeç. Barack Obama ka lindur në Honolulu të Hawaiit me 4 gusht të 1961. Sot ai mbush 53 vjeç.Nëna e tij Ann Dunham ishte një studente e Kansas kur ajo takoi babain e tij, Barack Obama Senior, në Kenyota, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara për të filluar karrierën e tij akademike në Oqeanin Paqësor.Çifti vazhdonte akoma të shkonte në universitet në kohën kur lindi Barack Junior, por dy vjet më vonë, babai i Obamës u transferua në Harvard dhe pastaj u kthye në Kenia. I ati me të birin u panë me njëri-tjetrin vetëm një herë, kur fëmija mbushi 10 vjeç.Ann e rriti Obamën me ndihmën e prindërve të saj, para se të martohej më një tjetër koleg universiteti, indonezian, dhe të shkonte të jetonte në Xhakartë.