PD: Rama shfaqje të shëmtuar me arsimin, uli me 12 mijë numrin e studentëve
Tiranë- Partia Demokratike reagoi sot për vendimin e qeverisë për uljen me 12000 numrin e studentëve që do të pranohen në Universitetet publike për këtë vit akademik.Koordinatori,Ervin Salianji, tha se qeveria ndryshe nga premtimet nuk po përmirëson kushtet dhe nuk po bën asnjë investim të vetëm në infrastrukturën arsimore.Deklarata e plotëPropagandë e re, zakone të vjetra. Ja çfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar çfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen.Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverisë.Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore.Pas 1 viti, arsimi është në udhëkryq. Kemi vetëm demagogji, shfaqje propagandistike, dhe në realitet zhbërje dhe kthim mbrapa.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter