Greqi, procesi kundër ”Agimit të artë” fillon brenda vitit
Hetimi i 78 personave, përfshirë deputetë, anëtarë dhe përgjegjës të partisë greke pronaziste ”Agimi i artë”, të akuzuar për përkatësi në një organizatë kriminale do të përfundojë deri në fund të vitit.Hetimet disamujore të veprimtarive kriminale të partisë kanë përfunduar dhe gjyqtarët, Joana Klapa dhe Maria Dhimitropulu, i kanë dërguar dosjen e plotë prokurorit të Gjykatës së Apelit, Isodoros Dojakos, i cili është i ngarkuar me këtë çështje.Një komision i Apelit do të ketë fjalën e fundit në lidhje me një trajtim të mëtejshëm të të akuzuarve dhe procesin penal.Sipas medias greke procesi penal duhet të fillojë para fundit të vitit. Hetimi penal u nis pas vrasjes së aktivistit të majtë dhe të muzikantit Pavlos Fisas, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Athinë nga Jorgos Rupaqas, anëtar i ”Agimit të artë”.Marrë nga: ATA