Çejku: Tirana, më tepër diplomate në BE, që t'i ndihmojë shqiptarët në Maqedoni

Tiranë – Arben Çejku, ish-Ambasadori shqiptar në Maqedoni ka dhënë gjykimet e veta në një intervistë dhënë televizionit “Ora News”. I ftuar në studio, Çejku ka analizuar situatën e tensionuar në Maqedoni e duke vlerësuar se nuk janë vetëm marrëdhëniet ndëretnike ato që e kanë shkaktuar atë, por edhe faktorë të tjerë socio-ekonomikë.I pyetur për mundësitë që ofron Shqipëria për t’i mbëshetur shqiptarët e përtej kufirit në të drejtat e tyre, Çejku ka parë se mundësia ekziston duke iu larguar deklaratave të dikurshme “patërnaliste” dhe duke iu referuar dy rrugëve institucionale: së pari, duke ruajtur një klimë bashkëpunimi me qeveritë e vendeve të rajonit, jo vetëm me Maqedoninë, por edhe të tjerët ku ka shqiptarë si dhe duke reaguar në mënyrë proaktive, nëpërmjet organizmave europianë ku Shqipëria është anëtare dhe ku Maqedonia e këto vende, natyrisht, kanë pjesën e tyre të detyrimeve që duhet të përmbushin.Intervista me z.ÇejkuSituata e muajve të fundit e ka vënë në dukje vështirësinë e bashkëjetesës ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonase. A mund të thuhet se kjo marrëdhënie ka hyrë në një rrugë pa kthim apo ka një dritë në fund të tunelit?Po mendoj që zhvillimet në Maqedoni duhet të lexohen ën disa dimensione, njeri prej të cilëve është dimensioni i marrëdhënieve ndëretnike. Situate fragjile ka të bëjë edhe me nivelin e demokracisë që është atje, si një shtet me demokraci të re si dhe me probleme ekonomike e sociale. Natyrisht, edhe çështjet e bartuara në raportet e fqinjësisë tashmë dihen, debati i vjetër i Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit dhe çështje të tjera që janë përreth, si mosnjohja e autonomisë së Kishës Ortodokse të Maqedonisë nga Kisha Ortodokse Serbe, problemet e herëpashershme për identitetin gjuhësor dhe kulturor me Bullgarinë e kështu me radhë. Të gjitha sëbashku në një situatë ku vetë rajoni ka herë pas here “ngecje” përsa i përket integrimeve dhe avancimeve sjellin një konfrontim të brendshëm, që herë herë ka qënë edhe instititucional, ku kam parasysh edhe vetë marrëdhëniet e partive maqedonase me njera – tjetrën, largimin e herëpashershëm të opozitës maqedonase e për të vazhduar paskëtaj me një moment delikat, si acarimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.Edhe zgjedhjet e parakohshme, që nuk sollën ndonjë produkt që garantoi stabilitetin dhe zhvillimin më të mirë të këtyre marrëdhënieve, për aq kohë sa kemi një marrëdhënie të dualizuar ndërmjet partnerëve në koalicion me institucionin e Presidentit. Për të qënë më i qartë, do të thoja që nuk janë vetëm marrëdhëniet ndëretnike, sepse krizat në Maqedoni lexohen shpeshherë si një problem shqiptaro-maqedon ose maqedono-shqiptar. Ne duhet t’i shikojmë përtej këtij problemi, që ekziston si një problem apo çështje por Maqedonia si e tërë duhet të lexohet pak më në thellësi të problematikës së saj për të kuptuar më mirë sesa realisht janë marrëdhëniet ndëretnike që krijojnë atë destabilitetin që ne shohim dhe sa janë çështjet e tjera që acarojnë këtë marrëdhënie. Natyrisht që ka një ndërlidhje dhe një ndërthurje midis krizave politike që janë atje, krizave normale që ndodhin gjithandej dhe marrëdhënieve ndëretnike dhe respektimit të minoriteteve. Në të gjithë këtë situatë protestash dhe tensionesh, politika shqiptar ka qënë jo vetëm inekzistente, të paktën në reagimet publike. Pse kjo droje e faktorit politik në këtë realitet të nxehtë?Nuk mund të them që ka pasur një tërheqje të partive politike shqiptare përballë krizave. Në këtë periudhë kohore, sidomos katër-pesë javët e fundit kur tensioned kanë qënë më të larta, kemi vënë re dhe angazhim të partive politike, por zëri i publikut, i qytetarëve shqiptarë ka qënë më i lartë këtë herë. Profili i reagimit shqiptar ka qënë më i lartë sesa profili i reagimeve shqiptare. Kështu që është krijuar një këndshikimi i tillë sikur partitë politike janë tërhequr në reagim. Natyrisht, partitë politike nuk mund t’iu prinin protestave. Partia më e madhe shqiptare, që sapo u konfirmua nga zgjedhjet e parakohshme, BDI, nuk mund të udhëheqë protestat që në njëfarë mënyre e atakonin edhe atë me pjesëmarrjen në institucionet e drejtësisë, institucionet e shtetit maqedonas. Kështu që partitë politike i kanë bërë reagimet e tyre, por ndoshta mund t’i bënin më të zëshme dhe mendoj se duhet të koncentrohen më shumë në interesat e publikut atje dhe të artikulojnë shqetësimin e qytetarëve shqiptarë atje në rrugë institucionale siç është Parlamenti dhe në institucionet e qeverisë, gjë të cilën e kemi parë, por jo mjaftueshëm. Ndaj, une mendoj se edhe në këtë periudhë kur kemi një zbritje të “temperaturave” të tensionit, partitë politike, sidomos dy partitë më të mëdha, duhet ta shfrytëzojnë për të krijuar një kuadër të ri komunikimi sidomos me qytetarët shqiptarë në Maqedoni, që zëshëm demostruan pakënaqësitë e tyre për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Por, referuar edhe analizave që kanë bërë të tjerët, ka pasur edhe probleme të tjera social-ekonomike. Po reagimin e Tiranës zyrtare dhe ndërkombëtarëve për këtë situatë, si e shikoni? E kam fjalën për bashkëjetesën e shqiptarëve me maqedonasit.Tirana zyrtare duhet të ketë një qëndrim proaktiv përsa i përket raporteve me fqinjët kur është fjala për problemet e shqiptarëve atje, kudo që janë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovë, në Serbi. Pra, politika e jashtme e Tiranës, indirekte dhe e brendshme, sepse ne nuk flasim tani për disa shtesas tanë që janë në Australi, por që janë përtej kufirit, duhet të jetë më proaktive dhe mendoj se duhet të shfrytëzojë hapësirat diplomatike në raport me Këshillin e Europës, me BE-në ku Maqedonia është pjesë e detyrimeve ndërkombëtare. Aty Tirana zyrtare mund të bëjë pak më tepër, duke qënë më aktive në Këshillin e OSBE-së, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Kie dhe në institucion të tjera të BE-së. Me Tiranën zyrtare kam parasysh qeverinë dhe opozitën. Nuk duhet të presim që ata të dalin gjithmonë me deklaratat paternaliste, që herë pas here jemi mësuar t’i shohim në të kaluarën. Nuk është koha për një marrëdhënie patërnaliste me shqiptarët në rajon, por në frymën e bashkëpunimit që kemi me vendet fqinje, të ndihmojmë edhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve duke shfrytëzuar hapësirat institucionale. është bërë një punë e mirë por ende ka vend për të punuar përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe unë do të dëshiroja të shihja pak më shumë intensitet ndërmjet marrëdhënieve institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë sepses a më shumë marrëdhënie dypalëshe të kenë dy vendet, aq më relaksuese është për minoritetet.Gjithnjë e më shumë po flitet për një spektër të ri politik shqiptar në Maqedoni. A është kjo zgjidhja e duhur? A tregon kjo dështimin e klasës aktuale politike, PDSH-së dhe BDI-së?Pavarësisht problemeve që janë tani në Maqedoni, që lidhen me rastin “Monstra”, dënimin e 6 shqiptarëve, me dënimin e 6 protestuesve që janë dënuar me nga 3 vite burg etj. krijimi i një force të re politike serioze është një çështje më madhore, që i tejkalon këto protesta. Unë mendoj që ende nuk jemi në atë fazë që ka një hapësirë të mjaftueshme për krijimin e një force të re politike. Natyrisht, krizat e vazhdueshme në Maqedoni dhe problemet ndëretnike kanë nxitur krijimin e forcave të reja politike. Kam parasysh këtu krijimin e dy forcave të reja që hynë dhe dolën nga skena politike shumë shpejt siç ishin “Demokracia e re” e Imer Selmanit apo “Rilindja Demokratike” e Rufi Osmanit, që edhe pse arritën të prekin Parlamentin, nuk arritën të qëndronin gjatë në skenën politike. Ende nuk janë shfrytëzuar hapësirat brenda partive kryesore politike, siç janë BDI dhe PDSH. Shikojmë se struktura të PDSH-së në Strugë dhe zona të tjera, që kanë një pakënaqësi me lidershipin, nuk janë të gatshme ose nuk kanë artikuluar shkëputjen dhe krijimin e një formacioni të ri politik, pavarësish asaj që ne lexojmë në media. Ende nuk jemi në fazën e krijimit të një force të re politike serioze. Nuk jemi ne këtu në Tiranë që përcaktojmë krijimin e partive të reja dhe largimin e partive të vjetra – nuk ka parti të reja apo parti të vjetra. Janë idetë e reja janë ato që pasurojnë skenën politike shqiptare në Maqedoni. Duhet të jemi të mirëkuptuar edhe për mundësitë dhe kapacitetet e limituara për krijimin e forcave të reja politike nëse hedhim sytë dhe në rajon. Krijimi i forcave të reja politike është një ndërmarrje shumë e vështirë. Shqiptarët në Maqedoni, pavarësisht problematikave që kanë dhe frustrimeve, demostrimeve të pakënaqësisë në rrugë apo në institucione, ende nuk janë në atë fazë, mendoj unë, të kenë arritur pjekurinë për të sfiduar formacionet më të vjetra.ar.sh/Oranews.tv