Rruga e Kombit për skrap, grabiten trafikndarëset në aksin Thumanë-Laç
Laç-Superstrada Thumanë-Laç çdo ditë dhe më shumë vazhdon të bëhet pre e grabitjes së elementëve që shërbejnë për privatët në shitjen për skrap apo dhe ndërtime me këto pjesë metalike të superstradës.Ky aks sa vjen dhe po dëmtohet, për këtë ndikojnë edhe aksidentet rrugore dhe asnjë punonjës nuk riparon pjesët e dëmtuara, të cilat janë pjesë e çdo kilometri të rrugës.Sakaq banorë të zonës kanë hapur për kalim disa pjesë të trafikndarësve, që shërbejnë për të kaluar në pjesën tjetër të rrugës, çka shpesh ka rezultuar edhe burim aksidentesh.Ndonëse ky fenomen është trajtuar disa herë, në asnje rast instancat përgjegjëse nuk kanë bërë rikostruksionin e pjesëve të demtuara apo mbylljen e paligjshme të këtyre daljeve.Forcat e policisë deri tani nuk kanë ndaluar ndonjë person që ka dëmtuar pjesët e kësaj superstrade për ndërtimin e së cilës ka pasur një superkosto.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter