Gjykata burgos “Nikitën”, 27-vjeçarja nuk e pranon masën e sigurisë
Gjykata e Fierit ka lënë në burg 27-vjeçaren Enkeleda Merkaj, e njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Nikita”.Nën mbrojtjen e avokatit Erjon Hamataj 27-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën duke pohuar versionin e prindërve që kjo situatë është krijuar për ti bërë shantazh familjes së saj.Ndërkohë prokuroria, e përfaqësuar nga Manjola Kajana duke u bazuar në provat materiale dhe në një dëshmi ka kërkuar “arrest me burg” për 27-vjeçaren.Nga ana tjetër, jashtë kamerave, familjarët theksojnë se ky është një kurth që i është ngritur vajzës së tyre 27-vjeçare për tju zhvatur pasurinë, pasi familja e tyre është në gjendje shumë të mirë ekonomike.Enkeleda e divorcuar prej dy vjetësh ka një vajzë, 4 vjeçare, lodrat e së ciles duket se janë bërë shkak për një histori filmi, atë të vjedhjes me armë jo të vërtetë dhe me maskë.Të premten policia e Fierit gjatë operacionit të koduar ''Nikita'' arrestoi 27 vjeçaren Enkelejda Merkaj e cila akuzohet se u merrte para dhe sende me vlerë kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve nën kërcënimin e një pistolete lodër.