Plagosja e Skurës, prokuroria kërkon "arrest në burg" për 3 autorët

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar masën “arrest në burg” për 3 autorët e plagosjes së shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura.Kërkesa e prokurisë është dërguar në Gjykatën e krimeve të rënda ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë për 3 të akuzuarit për plagosjen e Skurës.Ndërkohë për plagosjen e shefit të krimeve të Burrelit Skura akuzohen shtetasit Fitim Alla 19 vjeç, Vilson Milkurti 18 vjeç, Edison Lleshi 18 vjeç  si dhe një 15-vjeçar me inicialet dhe A. Ll.Ndërkohë shefi i krimeve  Musa Skura u dërgua dje për një mjekim më të specializuar në klinikën “San Xhovani” në Foxhia në Itali.