Elbasan, gjendet i pajetë në një kanal 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.Islam Tanushi nga Shushica e Elbasanit është gjetur i vdekur në një kanal nga kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur kufomën kanë konstatuar se në trupin e 45-vjeçarit nuk ka shenja dhune.Sipas policisë, viktima kishte qenë për vizite tek e motra mbrëmjen e djeshme dhe më pas ishte larguar, por nuk kishte kthyer më në shtëpi.Ndërkohë trupi i pajetë i 45-vjeçari është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.