Tentojnë t’i grabisin dyqanin, dy persona me maska godasin me grushtë pronarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2013, 22:42
Nuk kanë të ndalur grabitjet në vend. Mbrëmjen e sotme një person ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një grabitje me armë dhe maska në Lushnje. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy persona, nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të grabisin një dyqan me materiale ndërtimi në afërsi të stacionit të trenit.Dy vëllezërit, Fatos dhe Jemin Sadiku pronarë të dyqanit kanë bërë rezistencë, ku Jemin Sadiku, 45 vjeç ka mbetur i plagosur, por jo nga përdorimi i armëve.I palgosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve.