Berisha: Ne shkojmë përpara ndërsa Rama shkon pas

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.7 përqind.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e ka cilësuar rritjen ekonomike të vendit një sukses te vërtetë, fal reformave dhe politikave ekonomike te ndjekura.“Në këto vite të krizës vendi pari qëndrueshmëri ekonomike. Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët. Nuk mund të ketë tregues më të thellë qendrueshmërie në kuptimin më absolut të fjalës sesa aftësia, suksesi i shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Kjo dëshmon më mirë se çdo gjë tjetër për të gjitha reformat, politikat dhe suksesin e tyre. Atë pasuri që krijohet ta shndërrosh në rroga, pensione, rrugë, infrastrukturë” tha Berisha.

Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe liderin e PS-së Edi Rama për deklaratat e tij për taksat.Sipas tij, kryesocialisti Rama me idenë e taksës progresive dhe agjencinë speciale për taksat, kreu i opozitës tenton politikën e vjedhjes sw bizneseve së të pasurve.“Unë e dëgjoj z Rama një ditë thotë poshtë Koleka, një ditë thotë rroftë Koleka, e ka dajë, në fakt e ka, por nuk ka rëndësi, sepse e drejta e ndryshimit është e cdo njeriu, por u kthye prapë tek Koleka me taksën progresive. Ja kjo është politika sesi të shkatërrojë vendet e punës, ja pra kjo është politika dhe shumë interesante po ta ndjekësh këtë agjenci. Foli për agjenci speciale për taksat, për politikë të taksave të veçanta për të zhveshur të pasurit, për politikën e NEP-it, NEP-i ishte politika e vjedhjes dhe e shkatërrimit të bizneseve” tha Berisha.Ai shtoi se kreu i PS-së Edi Rama me idenë e taksave Rama vetëm sa synon të kthehet pas në kohë, ndryshe nga e djathta që ka sloganin, “Përpara!”.“Agjencia speciale dominon forcat speciale, është unik në doktrinën e tij, por më duhet t’i them meqë ka maninë që ose të imitojë pikë për pikë ose të bëjë të kundërtën, tani ka përcjellë për slogan nga para ata mbrapa. Me idenë për taksën shkon në vitin ‘45, me agjencinë e taksave speciale shkon drejt konfiskimit të pasurive. Ja këtë i premtoi biznesit z Rama. Nuk shkon para Rama”, tha Berisha.