Defekt në nënstacionin elektrik, qyteti dhe 20 fshatra të Lezhës pa energji

Nje defekt ne nenstacionin elektrik ka lene pa energji 70 % te qytetit te Lezhes dhe 20 fshatra te ketij rrethi. Djegia e kabullit elektrik ka shkaktuar avari ne fidrin e Gjadrit dhe ate te Zejmenit, e per pasoje duke lene te gjithe zonen ne black out.Defekti eshte shkaktuar nga rrufeja, e cila ka demtuar kabllon qe transmeton energjine elektrike, ndersa eshte bllokuar puna edhe ne shumicen e institucioneve ne komuna e bashki.Kjo situate ka vijuar qe prej ores 7 te mengjesit te dites se sotme, por nuk ka asnje afat se kur do te rikthehet serish energjia elektrike ne zonat ku ajo mungon.Punonjesit e kompanise CEZ kane nisur punen per riparimin e defektit, i cili eshte vlersuar si teper i rende, fakt per te cilin edhe nuk ka nje parashikim te mundshem se kur mund te arrihet vendosja ne pune e dy fidrave qe furnizojne me energji qytetin dhe fshatrat rreth tij.Si pasoje e ketij defekti, mjaft institucione kane bllokuar punen e tyre, pasi nuk kane mundesi alternative per furnizim me energji, duke bere qe per shume qytetare te mos kete zgjidhje te problemeve qe ata paraqesin.