Albetrol? Haxhinasto: Proçesi i privatizimit në transparencë të plotë, kompania s’arriti të konkludote kontratën

E teksa mbi kompaninë “Vetro Energy” janë ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse do të bëhet pronarja apo jo e Albetrol, vetë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto përballë kalimit të afatit ligjor të kësaj kompanie për kryerje e pagesës nuk ka një përgjigje të prerë, ndërsa tha se Zëvendësministri po ndjek të gjitha proceduarat për të kërkuar garancinë nga Banka që ka hyrë garant. Sa i përket akuzave të opozitës për mungesë të plotë të trasparencës në privatizimet e aseteve shtetërore, Haxhinasto i ka justifikuar me faktin e të qënit në një vit elektoral.“Është një proces për të cilin është bërë një transparencë e jashtëzakonshme, trasnparente ka qenë dhe gjithë ngritja e procesit të vlerësimit të ofertave. Kompania nuk arriti të konkludonte kontratën për blerjen e aksioneve, në këtë moment Zëvendësministri po ndjek të gjitha procedurat për të kërkuar garancinë nga Banka që ka hyrë garant. Transparenca ka qenë absolutisht e plotë, nuk ka vend për aludime. Uroj që qëndrimet e PS nuk vijnë nga një begraund ideologjik kundër privatizimit pasi do ishte shumë e rëndë, por në prang fushate është e natyrshme që të tilla situata të përdoren” tha ai.Një tjetër tregues jo pozitiv i këtij institucioni, situata me kompaninë e shpërndarjes së energjisë CEZ, është një tjetër cështje që kërkon zgjidhje. Sipas numrit një të METE-s, largimi i kësaj kompanie do të sillte nevojën e menjëhershme për vendosjen një administratori të përkohshëm të kompanisë, ndërsa përjshtoi mundësinë e shitjes së aksioneve nga CEZ, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa firmën e institucioneve shqiptare.“Do vendoset një administrator, vendimi që do të merret më pas kërkon më shumë kohë dhe vlerësim në mënyrë që të mos kemi të njëjtën situatë si me CEZ, kishte një përformancë jashtëzakonisht të dobët. Duhej të uleshim dhe të diskutonim të gjitha lllogaritë, nuk u pranua nga CEZ dhe pse ishte iniciativë e saj, por ajo që mbetet është rruga ligjore që do japë fjalën e fundit mbi detyrimet financiare” sqaroi Ministri.Në Channel One me drejtoren e Informacionit Klara Dërvishi, Haxhinasto  bëri një panoramë të realizimit të objetivave të METE përgjatë vitit që lamë pas, si dhe prioriteteve gjatë 2013.“Është një terësi faktorësh që kanë ndikuar që vendi të ketë një rritje ekonomike pozitive, është mjedisi ku zhvillohet ekonomia dhe biznesi, politikat që janë ndërmarrë në sektorë të ndryshëm, të gjitha kanë ndikuar në të pasurit e atyre rezultateve. Jam i kënaqur që sektori minerar ka pasur tregues pozitiv si në prodhim ashtu edhe në punësimin e njerëzve. Edhe në sektorë të tjerë si ai i hidrokarbureve ka pasur rritje, po kështu edhe në sektorin e prodhimit të energjisë, janë një sërë HECE-sh në prodhim po kështu një sërë konntratash të nëshkruara për ndërtimin e HECE-ve të tjera të cilat do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në rritje të ekonomisë dhe uljen e çmimit të energjisë për qytetarët. Në 2013 me rëndësi është të ruajmë ritmet e rritjes, objektivat që i kemi vënë vetes në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ti realizojmë. Po punojmë për tenderimimin sa më të shpejtë të HEC-it të Vjosës, atij të Skavicës. Me rëndësi është edhe një linjë interkonjeksioni me Italinë, ka një plan afatmesëm që po shqyrtohet. Po kështu me rëndësi mbetet industria minerare, pasurimi i tyre, në sektorin e prodhimit kemi si synim të mbyllim ciklin e prodhimit Made in Albania, në mënyrë që kompanitë shqiptare të jenë konkuruese edhe në tregun botëror. Objektivi më madhor mbetet rritja e punësimit.Lidhur me koalicionet dhe ftesat e lëshuara në drejtim  të LSI nga PS, Haxhinasto shprehet se vendimi final do të dalë nga strukturat e lSI, ndërsa e konsideroi të gabuar taktikën e PS për ta vendosur LSI përballë kushteve.“ LSI ka përgjegjësi të mëdha lidhur me rolin që ka si stabilizator i dy forcave kryesore. Premtimet që kemi dhënë janë realizuar ose janë drejt realizimit. Po përgatitemi për ofertën e re, në mënyrë që premtimet që japim para qytetarëve të vendosen në një dialektikë të zbatueshme. Kjo do jetë një cështje me strukturat e LSI. Ne do vazhdojmë të kontribuojmë lidhur me përgjegjësitë dhe detyrat që kemi. Koalicionet për ne nuk janë themelore. Cdo forcë politike që ka konvergjencën më të madhe me LSI për realizimin e objektiva tonë për zhvillimin e vendit do të jetë edhe përcaktuese për krijimin e alencave. Me rëndësi për LSI është fakti se nuk ka një parti kundërshtare përballë. Rasti i PS për ligjet për integrimin është një rast politik i saj.  Qëndrojmë për një shpërndarje më domethënëse të vlerave të krijuara dhe për një investim më me peshë në ata sektorë që sjellin prekjen e qytetarëve, si punësimin, arsimimin dh akses më të madh të gruas në biznes dhe politikë. Kjo do të adoptohet dhe në realizmin e disa politikeve. Është gabim që kushdo forcë politike ti vërë kushte të tilla LSI, nuk kanë asnjë lloj efekti elektoral. Ylli polar yni do jetë ajo politikë që sjell zhvillim më të madh të vendit” deklaroi ai.Ndërkaq Ministri i Haxhinasto ka vleresuar dhe bashkëqeverisjen 4-vjecare me PD,që sipas tij është  koalicioni që ka funksionuar për herë të parë në historinë e Shqipërisë në bazë të një marrëveshje, duke ju përmbajtur çdo detyrimi.