Beteja elektorale, Marku: Lufta ndaj korrupsionit, pjesë e rëndësishme e fushatës së PD

Lufta kundër korrupsionit dhe puna e administratës publike janë dy nga cëhstjet për të cilat Partia Demokratike nuk ka përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve përkundrejt zotimit elektoral të katër viteve më parë.Deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku thotë për Ora News se nëse PD ka një sërë suskesesh me të cilat përballet në këtë fushatë sic është infratruktura, procesi integrues, duhet të tregojë angazhim në mënyrë të veçante për luftën ndaj korrupsionit, një nga kartat me të cilat erdhi në pushte në 2005.Sa i përket pritshmërive për koalicionet parazgjedhore,Mark Marku thotë se zgjerimi i koalicionit të mazhorancës majtas mund të përfshijë Partinë Demokracia Sociale të Milos apo edhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.Mark Marku gjithashtu komenton edhe deklaratat e ditëve të fundit për familjarët e Kryeministrit apo të familjarëve të kreut të opozitës, ndërsa e cilëson këtë situatë si shterpësi aletarnativash.